Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com

Më shumë se tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Kolonë e gjatë prej 1500 metrash është krijuar në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Qytetarët po presin më shumë se tri orë, 210 minuta, për të kaluar në territorin e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të dhëna të cilat janë publikuar pak para orës 16:00.

Sipas kësaj Qendre, pritje më të gjatë për të hyrë në Kosovë ka në Merdarë, ku duhet të pritet më shumë se një orë, ndonëse thuhet se nuk është krijuar kolonë e gjatë.

Nga 30 minuta ka pritje në Muçibabë dhe në Mutivodë për të hyrë në Kosovë përderisa nga 3 deri në 10 minuta pritje janë pikat e tjera të kalimit kufitar në tërë vendin.