Qeveria Kurti II

Mblidhet Qeveria, pritet lehtësimi i masave anti-COVID

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, që është paralajmëruar që të fillojë në ora 18:00, pritet që Qeveria të marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID.

Kjo vie pas takimit gjatë të mërkurës, në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, me kryetarët e komunave të Kosovës.

Pas atij takimi, u tha se lokalet do të lejohen të punojnë deri në ora 24:00, e gjithashtu të hiqet ora policore.

Gjithashtu, është paralajmëruar që organizimi i dasmave mund të lejohet nga 15 qershori, kohë kjo edhe kur mërgimtarët janë më në numër në vendlindje.

Deri më sot, ora policore ka qenë deri në ora 22:30 ndërsa lokalet e gastronomisë kanë pasur të drejtë të punojnë deri në ora 22:00.

Organizimi i dasmave në Kosovë do të lejohet nga 15 qershori