Salla e dasmave, ilustrim

Organizimi i dasmave në Kosovë do të lejohet nga 15 qershori

Organizimi i dasmave në Kosovë pritet të lejohen nga data 15 qershor. Kështu është bërë e ditur në takimin koordinues në mes të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Asociacioni i komunave të Kosovës, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat që ndërlidhen me ahengjet. Gjithashtu pritjet janë që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave mund të lejohet nga 15 qershori, kohë kjo edhe kur mërgimtarët janë më në numër në vendlindje.

Deri më sot, ora policore ka qenë deri në ora 22:30 ndërsa lokalet e gastronomisë kanë pasur të drejtë të punojnë deri në ora 22:00. Organizimi i dasmave ka qenë i ndaluar.