Mblidhet PDK-ja

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në selinë e Prishtinës për të diskutuar në lidhje me aktakuzën e sotme të Prokurorisë Speciale ndaj kryetarit të partisë, Kadri Veseli

KALLXO.com mëson se në këtë takim është prezent edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe bashkëpunëtorë të partisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentarit Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Prokuroria e Specializuar aktakuzë ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit