Ilustrim: Kolonat në Merdarë

Mbi tre orë për të hyrë dhe dalë nga pika kufitare në Merdare

Mbi tre orë janë pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdare, radha e automjeteve në dalje është deri në 300 metra.

Pritje mbi një orë, sipas Qendrës Kombërtare për Menaxhimin Kufitarë, ka edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Radha e automjeteve në dalje në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, është deri në 900 metra.

Kolona të veturave ka edhe në Jarinjë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në dalje është 300 metra kurse pritjet për hyrje dalje shkojnë deri në 50 minuta.

Pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.

Fluksi në pikat kufitare/ QKMK