Mbi 90 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën përforcuese dhe dozën e tretë

Ditëve të fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kosovë.

Kurse, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 92,902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës janë dhënë dje në vend. Ndërsa, 810,436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria po ashtu ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës.

Gjatë ditë së djeshme po ashtu janë shënuar 643 raste pozitive me COVID-19 dhe 4 viktima.

Sa i përket rasteve aktive me COVID-19 janë 14,639 qytetarë.