COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

 Mbi 650 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 6 mijë e 8 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas MSh-së, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 685 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

“Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158,532. Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e,837”, thuhet në njoftim.

Ministria njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 713 mijë e 150 doza të vaksinës.

Ndërsa, deri më sot 795 mijë e 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 30 mijë e 281 doza përforcuese dhe 2 mijë e 162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”.