Ilustrim

Mbi 300 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19 gjatë fundjavës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 300 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19 vetëm gjatë kësaj fundjave në Prishtinë.

“Vetëm gjatë kësaj fundjave, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së rajonit të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit publik është një nga prioritet e të gjithë neve”, përfundon njoftimi i Policisë.