Mbi 16 mijë qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve në Kosovë

16 mijë e 199 qytetarë nga gjithë Kosova, janë vaksinuar kundër coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor, ka bërë të ditur se deri më tani me një dozë të vaksinës janë vaksinuar 374 mijë e 190 qytetarë, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 117 mijë e 382 qytetarë.

Nga ana tjetër, raportimet e ditëve të fundit, tregojnë për rritje të numrit të rasteve të reja me të infektuar me COVID-19. Sot në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja, ndërsa nuk kishte ndonjë të vdekur si dhe 16 qytetarë del të jenë shëruar.

Fushata e Imunizimit në Kosovë ka filluar më 19 mars 2021.

COVID-19, rritet numri i rasteve, 42 të infektuar brenda 24 orëve