COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

COVID-19, rritet numri i rasteve, 42 të infektuar brenda 24 orëve

42 persona kanë rezultuar të infektuar me coronavirus në Kosovë brenda 24 orëve nga 2 mijë e 987 testime.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka bërë të ditur se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me COVID-19, përderisa janë shëruar 16 persona të tjerë.

Aktualisht në Kosovë janë 195 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani janë 108 mijë e 73 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 265 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 613 janë shëruar.