Mbante pistoletë me 7 fishekë në brez, Policia arreston një 30 vjeçar në një lokal nate

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për armëmbajtje pa leje në një lokal nate në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush i Ri.

Sipas Policisë, informacioni fillimisht kishte ardhur se dy persona bartin me vete në brez, armë zjarri.

Por, pas kontrolleve, Policia kishte identifikuar se i dyshuarit RR.S i moshës 38 vjeçar kishte një armë zjarri( pistoletë) me një karikator dhe shtatë (7) fishekë.

Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, i dyshuari RR.S deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me te, me inicialet D.R (M/K) i moshës 30 vjeçar.

Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari D.R dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari RR.S është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

Aksioni i Policisë së Kosovës është kryer rreth orës 04:00 të mëngjesit.