Pamje nga gara e shenjëtarisë Kupa “Shaip Zeneli’. Foto: KALLXO.com. 

Mbahet gara e shenjëtarisë Kupa ‘Shaip Zeneli’, këto janë rezultatet

Në nderim të veprës se Shaip Zenelit është mbajtur sot në Prishtinë gara e shenjëtarisë Kupa “Shaip Zeneli”. 

Kjo garë është organizuar nga Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovë në bashkëpunim me klubin e shenjëtarisë sportive “Zenel Hajdini”. 

Gara është mbajtur në poligonin e shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë. 

Garat janë zhvilluar në disiplinat me pushkë dhe pistoletë ajrore m, në të gjitha kategorisë. 

Rezultatet e arritura gjatë kësaj gare: 

Në kategorinë serike 

Pionierët 

Disiplina -Pushkë serike 

Pionier -meshkuj: 

Vendi i parë: Dielli Avdiu nga K.SH. “Katana” me 144 rrathë; 

Vendi i dytë: Leke Nela nga K.SH. “Zenel Hajdini” me 136 rrathë; 

Vendi i tretë: Lorent Berisha nga K.SH. “Besim Mala- MURRIZI” me 129 rrathë. 

Serike- juniorë 

Disiplina: Pushkë serike 

Junior- femra: 

Vendi i parë: Zana Destani nga K.SH “Katana” me 138 rrathë. 

Disiplina: Pushkë serike 

Junior –meshkuj; 

Vendi i parë: Yllnor Mala nga K.SH “ Besim Mala-MURRIZI” me 140 rrathë; 

Vendi i dytë: Olt Matoshi nga K.SH “Dardania” me 139 rrathë; 

Vendi i tretë: Lum Klaiqi nga K.SH “Hajvalia” me 117 rrathë. 

Serike Seniorët 

Disiplina: Pushkë serike 

 Senior- femra: 

Vendi i parë: Mirsade Kuliqi nga K.SH. “Besim Mala-MURRIZI” me 125 rrathë; 

Vendi i dytë: Amra Xhaferi nga K.SH. “Katana ” me 102 rrathë. 

Disiplina: Pushke serike  

Senior -meshkuj: 

Vendi i parë: Sabri Krasniqi nga K.SH. “Dardania” me 140 rrathë. 

Në kategoritë  Standarde 

Pionierët  

Disiplina: Pushkë standarde 

 Pionier – meshkuj: 

Vendi i parë: Dris Sejdiu nga K.SH Katana me 574.9 rrathë; 

Disiplina: Pushkë standarde  

Pionier -femra: 

Vendi i parë: Erika Matoshi nga K.SH “Dardania” me 548.1 rrathë. 

Juniorët   

Disiplina: Pushkë standarde 

 Junior-meshkuj: 

Vendi i parë: Ndriçim Raci nga K.SH. “Katana” me 579.6 rrathë; 

Vendi i dytë: Edonit Telaku nga K.SH. “16 Qershori” me 565.1 rrathë; 

Vendi i tretë: Lorik Mirdita nga K.SH “Dardania” me 548.1 rrathë. 

Seniorët 

Disiplina: Pushkë standarde 

 Senior- femra: 

Vendi i parë: Urata Rama Gagica nga K.SH. “Anamorava” me 597.8 rrathë; 

Vendi i dytë: Diellza Lluga nga K.SH. “Dardania” me 547.8 rrathë. 

Disiplina: Pushkë standarde 

 Senior -meshkuj: 

Vendi i parë: Drilon Ibrahimi nga K.SH. “Polici” me 616.7 rrathë; 

Vendi i dytë: Petrit Abdyli nga K.SH. “Zenel Hajdini”, me 609.5 rrathë; 

Vendi i tretë: Arbnor Berisha nga K.SH. “16. Qershori”, me 580.5 rrathë. 

Disiplina: Pistolete standarde  

Senior- meshkuj: 

Vendi i parë: Nexhat Sahiti i K.SH. “Katana”, me 576 rrathë: 

Vendi i dytë: Haki Raci nga K.SH. “Katana” me 513 rrathë; 

Vendi i tretë Safet Vehapi nga K.SH. “Polici” me 493 rrathë; 

Klubi më i suksesshëm u shpall K.SH. “Katana”nga Obiliqi.