Martti Ahtisaari del pozitiv me coronavirus

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka dalë pozitiv në testimin për coronavirus, bëri të ditur të martën Zyra e Presidentit, raporton Reuters.

“Infeksioni u konfirmua të hënën, me 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë, duke marrë parasysh situatën” tha Presidenca në një deklaratë.

82-vjeçari, i cili drejtoi Finlandën nga 1994 deri në 2000, mori Çmimin Nobel për Paqe, për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes, në vitin 2008.

Finlanda ka konfirmuar 700 raste të coronavirusit dhe një vdekje nga virusi.

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisari ishte ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për statusin e Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e saj, sipas planit të tij në atë që quhej “Pakoja e Ahtisaarit”.