Foto: BBC

Martohet kryeministri britanik, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është martuar me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në një dasmë që është realizuar në katedralen e Westminster.

Zëdhënësi i Qeverisë konfirmoi se martesa ndodhi të shtunën pasdite, raporton BBC.

Martesa u zhvillua në një “ceremoni të vogël”.

Zëdhënësi theksoi se çifti do të festonte përsëri me familjen dhe miqtë gjatë verës, për kur është shtyrë edhe muaji i mjaltit.

Kryeministri tashmë është kthyer në punë.

Johnson është kryeministri i parë në pothuajse 200 vitet e fundit që martohet ndërsa është në detyrë.

Mail on Sunday raportoi se 30 mysafirë ishin të ftuar në ceremony. Ky është numri maksimal i të pranishmëve i lejuar në kuadër të masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Boris Johnson, 56-vjeç, është martuar dy herë më parë.