Ilustrim

Maqedoni e Veriut, katër persona me COVID-19 në gjendje kritike

Në klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup për momentin po mjekohen 54 të prekur me COVID-19, katër nga të cilët janë në gjendje kritike, 20 kanë nevojë për maskë për frymëmarrje ndërsa të tjerët janë në gjendje më të mirë, informon Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 44 raste të reja me coronavirus, ndërsa në total janë bërë 392 teste për COVID-19.

Në total numri i të prekurve me këtë virus në Maqedoni të Veriut ka shkuar në 329./TV21