Maqedonasi tentoi ta paguante gjobën e Policisë me 500 euro false

Një tentim i çuditshëm i përdorimit të parasë falsifikuar ka ndodhur para dy ditësh në qytetin e Hanit të Elezit, njofton Policia e Kosovës.

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kishte tentuar që të paguante një gjobë të kundërvajtjes me një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet se është e falsifikuar.

“Me 16.04.2021 është arrestuari i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi i njëjti ka bërë pagesën e një kundërvajtje me një kartëmonedhë prej 500€ që dyshohet të jetë falsifikuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari kishte paguar gjobën me 500 eurot që dyshohen të jenë të falsifikuara ditën e enjte, ndërsa një ditë më vonë, të premten është arrestuar nga Policia e Kosovës.