Malishevë – Vëllai ushtron dhunë ndaj motrës së mitur

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Malishevë dje rreth orës 21:22.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte ushtuar dhunë ndaj motrës së tij të mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.