(Foto ilustrim)

Malishevë, policia arreston tre persona e konfiskon një armë

Tre persona po dyshohet se u përfshinë në veprat penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje në fshatin Lubizhdë të Malishevës.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia më 14.06.2024 rreth orës 18:30.

Në bazë të njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë poseduar edhe një armë.

Arma bashkë me gjashtë fishekë të kalibrit 9 milimetra janë konfiskuar. Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.