Malishevë, hajnat hynë në shtëpi të mërgimtarit

Një vjedhje e rëndë është raportuar në  fshatin Marali të Malishevës dje.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur më forcë kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili ndodhet jashtë vendit.

Atij i janë vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gazë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.