Malisheva. FOTO-Halim Kafexholli

Malishevë, arrestohen katër persona për vrasje në tentativë

Dje në Komunën e Malishevës ka ndodhur një vrasje në tenativë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Dy personat e arrestuar bashkëpunuan edhe me dy persona të tjerë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Të njëjtit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorisë së janë dërguar në mbajtje.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.