Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV: Punën e qeverisë tonë e shikuan me llupë

Ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku në debatin për shëndetësi në KallxoPernime është ankuar duke thënë se qeverisja e Vetëvendosjes dhe Ministria e Shëndetësisë është shikuar me llupë.

“Ju e dini tehun e kritikës që ka qenë për 50 ditë. Sapo e morëm qeverinë, u ballafaquam me sfidën që edhe shtetet me të zhvilluara në botë e kanë problem. Me llupë janë shikuar gjërat”, tha Mulhaxha Kollçaku gjatë debatit.

Sipas saj, Raporti i Progresi ka thënë fjalë të mirë në menaxhimin e pandemisë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes.

“Raporti i Progresit ka thënë se një pikë e ndritshme ka qenë në luftimin e korrupsionit dhe punën e ministrisë e shëndetësisë, ku ka pasur poenë pozitiv”, tha tutje ajo.

Kollçaku thotë se 50 ditë qeverisje janë pak për të komentuar punën e Qeverisë Kurti.

“Për të folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, duhet të flasim në 4 vitet e ardhshme”, shtoi ajo.