LVV-LDK bisedojnë për ekonominë, pajtohen për 90 për qind të temave të ngritura

Ka përfunduar takimi i tretë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për harmonizimin e programit qeverisës.

I vetmi që ka folur pas takimit është nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca.

Ai tregoi se në takim janë ngritur 40 tema dhe se për 90 për qind të tyre janë pajtuar se çfarë reforma do të bëhen.

“Tash e tutje do të vazhdojnë vetëm takime të fushave të caktuar. Ky takim ka qenë vetëm për temat ekonomike dhe për masat qe do t’i marrim për ekonominë”, tha Konjufca.