
Luis Rubiales jep dorëheqjen si president i futbollit spanjoll
Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, të dielën dha dorëheqjen nga posti i tij si president i Federatës spanjolle të futbollit pas disa javësh kritikash të ashpra për puthjen e tij të padëshiruar me fituesen e Kupës së Botës për femra, Jennifer Hermoso.
“Sot, njoftova presidentin e përkohshëm në orën 09:30 pasdite, zotin Pedro Rocha, se kam dhënë dorëheqjen si President i RFEF”, ka thënë Rubiales përmes një postimi në plaformën X, e njohur më parë si Twitter.
“E kam bërë të ditur gjithashtu se kam dhënë dorëheqjen nga pozita ime në UEFA, në mënyrë që posti im i zëvendëspresidentit të mund të plotësohet”.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) konfirmoi se Rubiales kishte paraqitur dorëheqjen e tij si shef i Federatës Spanjolle të Futbollit, si dhe zëvendëspresident i UEFA-s.
“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll konfirmon se Luis M. Rubiales Béjar ka paraqitur dorëheqjen e tij sonte”, thuhet në një deklaratë e lëshuar nga RFEF.
“Kjo i është bërë e ditur subjektit federativ përmes një letre drejtuar Pedro Rocha Junco-s. Përveç kësaj, ai dha dorëheqjen edhe nga posti i tij si nënkryetar i UEFA-s”.
Rubiales u pezullua përkohësisht nga organi qeverisës botëror FIFA për 90 ditë, ndërkohë që po zhvillohet një hetim disiplinor./CNN
Përgatiti: Nuhi Shala