Katër të vrarë pasi forcat ruse goditën spitalin në Donetsk

Më shumë viktima janë raportuar pas një sulmi në Donetsk në Ukrainën lindore.

Sipas autoriteve lokale ukrainase, katër persona u vranë në një sulm në një spital.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar me forcat e qeverisë ukrainase në Donetsk që nga viti 2014, megjithëse dhuna është intensifikuar ditët e fundit./Sky News

15:39

Një video e një helikopteri ushtarak rus të rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit, është verifikuar nga BBC, por burimi i videos nuk dihet.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

15:00

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja do të mbahet për të diskutuar mbi Ukrainën, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton BBC.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë.

13:32

“Policia Kombëtare e Ukrainës do t’i armatosë pjesëtarët veteranë të organeve të punëve të brendshme”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

“Veteranët e organeve të punëve të brendshme, të cilët janë të gatshëm ta mbrojnë Ukrainën, do të pajisen me mjete të blinduara”

“Shpërndarja e armëve për veteranët ka për qëllim rritjen e aktiviteteve të agjencive të zbatimit të ligjit ukrainas për të garantuar ligjin dhe rendin,” shtoi ai./Euronews . 

12:30

Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Jens Stoltenberg ka thënë se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithë atyre.

Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalë sulmet ndaj Ukrainës.

Në një konferencë për media, Stoltenberg ka thënë se ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës, raporton BBC.

“Tani kemi luftë në Evropë të një përmasash dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”, tha ai.

Ai thotë se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime urgjente.

Stoltenberg ka shtuar se NATO-ja e përkrahë pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

11:30

Pushtimi rus i Ukrainës “është një katastrofë për kontinentin tonë”, ka shkruar në Twitter kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Ai konfirmoi se do t’i bëjë një deklaratë këtë mëngjes, siç raportuam më herët, dhe do të fliste me liderët e tjerë të G7 më vonë sot.

11:04

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se do t’i lëshojë armë kujtdo që i dëshiron ato, sipas mediave shtetërore, raporton BBC.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur të sulmojë Ukrainën.

10:00

 Ukraina pretendon deri në 50 trupa ruse të vrarë, katër tanke të shkatërruara

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë në një deklaratë se katër tanke ruse “u dogjën në rrugën anashkaluese në Kharkiv”.

Ai tha gjithashtu se “afro 50 pushtues rusë u vranë në zonën e Shchastia” dhe se ata rrëzuan një tjetër aeroplan rus pranë Kramatorsk, raporton Euronews.

Ushtari ukrainas, Foto: Presidenca e Ukrainës

10:21

 “Kërcënimi ogurzi” i Putinit për ukrainasit dhe vendet e tjera

Para agimit, pak para se të fillonin shpërthimet në qytetet anembanë Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin.

Dy “republikat popullore” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, në rajonin e shkëputur ukrainas të Donbasit, të cilat ai i kishte njohur zyrtarisht si të pavarura më pak se dy ditë më parë, “i ishin drejtuar Rusisë me një kërkesë për ndihmë”, tha ai. Për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje ai po fillonte një “operacion special ushtarak”. Qëllimi i tij: “çmilitarizimi” dhe “denazifikimi” i Ukrainës.

Brenda pak minutash, raketat ruse filluan të godasin objektivat në Ukrainë. “Veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër kërcënimeve,” u tha ai rusëve të tij, duke pretenduar se Moska nuk kishte plane për tëa pushtuar Ukrainën. “Ne nuk planifikojmë t’i imponohemi askujt,” këmbënguli ai.

Putin e përshkroi “operacionin special ushtarak” në terma të kufizuar, për ti mbrojtur njerëzit që jetonin në Donbas, të cilët, sipas tij, i ishin nënshtruar “gjenocidit”, një akuzë që Ukraina e ka mohuar ashpër. Por në anën tjetër, ai kritikoi më gjerësisht: “NATO mbështet neo-nazistët ukrainasë… veprimet tona janë vetëmbrojtje kundër kërcënimeve.”

Më pas, në një pasazh të jashtëzakonshëm, ai foli drejtpërdrejt me anëtarët e ushtrisë ukrainase, pikërisht në atë moment në pikën kryesore të ushtrisë ruse. Duke iu drejtuar atyre si “shokë të dashur”, ai u tha atyre se kishin bërë “betimin për besnikëri ndaj popullit ukrainas, dhe jo ndaj juntës antipopullore që po grabit Ukrainën dhe po abuzon me të njëjtit njerëz”.

“Mos i ndiqni urdhrat e tij kriminale!” kërkoi ai. “Ju bëj thirrje që ti lini armët dhe të shkoni në shtëpi”.

Siç ka bërë shumë herë më parë, Putin pretendoi se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbrohej. Me një ton të ashpër në zërin e tij, ai dukej se e kërcënonte SHBA-në, Evropën dhe NATO-n, të cilat në vetëm pak minuta do të dëshmonin që forcat e tij të armatosura të hapnin zjarr ndaj Ukrainës, diçka që Kremlini e kishte hedhur poshtë vazhdimisht si “histerikë” perëndimore.

“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë tek ne dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin tonë, për popullin tonë, duhet ta dijë se reagimi i Rusisë do të jetë i menjëhershëm dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”, tha ai, raporton CNN.