Lufta Izrael - Hamas: Të paktën 3 mijë palestinezë të vrarë nga bombardimet e Izraelit që nga 7 tetori

Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se të paktën 3 mijë njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit që nga 7 tetori.  Të paktën 940 fëmijë dhe 1032 gra janë vrarë, thuhet nga zyra e mediave e qeverisë Hamas.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tri ditë zie pas shpërthimit vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit vrau më shumë se 1,400 njerëz, kryesisht civilë, dhe rezultoi po ashtu me  200 të zënë rob në Gaza.

Që atëherë, militantët e Hamasit në Gaza kanë lëshuar raketa çdo ditë, duke shënjestëruar qytete në të gjithë Izraelin./The Guardian