LIVE- Kuvendi i Kosovës debaton për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje

Kuvendi i Kosovës ka filluar debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë.

Limani Hajnuni  beson se ky debat do tu shërbej për të vlerësuar punën e angazhimin e institucioneve kompetente përballë kësaj problematike.

“Statistikat nga Policia e Kosovës tregojnë rritje shqetësuese të numrit të rasteve të dhunës në familje. 80 për qind e tyre janë gra nga gjitha etnitetet duke i përfshirë fëmijët e të moshuarit”, tha ajo.

Limani Hajnuni ka numëruar edhe rastet fatale të dhunës.

“Në vitin 2018, katër gra janë vra nga burrat e tyre dhe numri i njëjtë është regjistruar edhe në 2019 në njërën nga rastet burri ka vra dy gra gruan e tij dhe nusen e djalit. Brenda këtij viti Kosova ka pas 6 viktima gra përfshi edhe një vajzë 9 vjeçare si rezultat i dhunës në familje.

Kjo tregon që institucionet e tona nuk kanë krijuar mekanizma efektiv për parandalimin e dhunës në familje për më tepër jo rrallë herë shohim një drejtësi selektive”, tha ajo.

Sipas saj zbatueshmëria e ligjeve në praktik mbetet ende sfiduese.

Ajo gjithashtu ka paraqitur para Kuvendit 4 pika të rezolutës duke kërkuar që pas diskutimeve ti votojnë këto rekomandime për qeverinë e Republikës së Kosovës.

  1. Marrja parasysh e gjitha rekomandimeve të kuvendit dhe përfshirja e tyre në ligjin e ri për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore e cila është në fazën e hartimit,.
  2. Koordinimi më efektiv të mekanizmave institucional shtetëror me organizata të shoqërisë civile dhe fondeve të dedikuara për dhunën në familje
  3. Të bëhet plotësim ndryshimi i ligjit për financat e pushtetit lokal dhe themelimi i garantit specifik për shërbime sociale i cili përveç tjerash do të ndihmonte edhe në rehabilitimin dhe ri integrimin e viktimave të dhunës në familje.
  4. Të bëhet monitorimi dhe raportimi periodik në baza vjetore të ekzekutivit para kuvendit të Kosovës dhe të aplikohet drejtësi e pa anshme dhe efektive nga institucionet e rendit dhe ligjit për viktimat e luftës në familje.

Në fillim të këtij debati, deputetja e LDK-së Vlora Limani Hajnuni i ka uruar shërim të shpejtë deputetes Lirije Kajtazi, e cila sipas saj për shkak të infeksionit me Covid-19 nuk është prezent në seancë.