Foto ilustruese
Lista e 15 kandidatëve të propozuar nga KGJK për pozitën e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore
Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 317, ku ndër të tjerash në rendin e ditës është diskutuar lidhur me rekomandimin për emërimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës
Në këtë mbledhje Këshilli Gjyqësor i Kosovës u miratua lista e 15 kandidatëve të propozuar për dekretim nga Presidentja e Republikës së Kosovës për pozitën e gjyqtarit të Gjykatave Themelore në Prishtinë.
Konkursi për gjyqtarë ka pasur 47 pozita të hapura ku aplikuan gjithsej 490 kandidatë dhe gjithsej vetëm 15 prej tyre i kanë kaluar të gjitha fazat e rekrutimit me sukses, duke përfshirë dy teste me shkrim dhe fazën e intervistës.
Kandidatët e susesshëm të cilët i rekomandohen Presidentes për rekrutim janë: Artan Xhaqkaj, Albana Çeku, Fortesa Beqiraj Maliqi, Valmir Zhjeqi, Durim Osmani, Pajtesa Fera, Mirvet Thaçi, Edona Zuzaki, Xhemajl Kurti, Drilon Hoxha, Feim Bytyçi, Hilmi Elshani, Blendë Mjeku, Haxhi Xhemajli dhe Alba Makolli.