Foto: Ilustrim

Lipjan, dy të lënduar në aksidentin ndërmjet një veture dhe një kamioni

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se në bazë të informatave të para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion kanë qenë të përfshirë në aksident.

Tutje Borovci ka thënë se dy të lënduarëve u është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor” – ka thënë Borovci.

Sipas zëdhënësit, Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.