Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Lipjan, Burri raportoi se dy persona në gjendje të dehur e fyen dhe i drejtuan armën

Një burrë ka raportuar në polici se dy persona e kanë fyer dhe e kanë kërcënuar me armë.

Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur në Lipjan, ndërsa ankuesi kishte treguar se të dyshuarit kishin qenë në gjendje të dehur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë një kontroll.

Aty policia gjeti dhe konfiskoi edhe një armë ndërsa për rastin u njoftua edhe prokurori i shtetit.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt ndërsa nuk raportohet nëse ndonjë person është intervistuar apo arrestuar.

Rasti gjithashtu është iniciuar si armëmbajtje pa leje.