Ilustrim

Lipjan, arrestohet pasi sulmoi me shkop druri një person tjetër

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Krojmir të Lipjanit, pasi në terasën e një marketi e kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, duke e goditur me shkop druri.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe kga pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00.