Ilustrim

Lipjan, arrestohet një person pasi dyshohet se në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Magure të Lipjanit, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në fshatin Magure të Lipjanit.