Leposaviq, gjendet një person i vdekur

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Brezancë në Leposaviq.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, viktima është i lindur më 1959 dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në fshatin Brezancë, komuna e Leposaviqit, Policia është njoftuar për një vdekje të dyshimtë. Njësitë e Policisë e ekipi i mjekëve kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Është mashkull, serb kosovar, i lindur më 1959. Sipas informacioneve ai ka jetuar i vetëm. Deri tani nuk ka ndonjë arsye për të besuar që vdekja është e dhunshme por kjo mbetet të përcaktohet nga autopsia”- tha ai për KALLXO.com.