Foto: Kallxo.com

Lëndohet punëtori i ndërtimtarisë, Prokuroria interviston pronarin e kompanisë

Një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar gjatë ditës së djeshme pasi që kishte rënë nga një lartësi rreth 3 metra.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hoqë e Vogël të Rahovecit.

Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar në shtëpi.

Ndërsa, pronari i kompanisë është intervistuar si i dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.