Foto: Ilustrim

Arrestohen 10 persona të dyshuar për bixhoz ilegal

Dhjetë persona janë arrestuar nga Policia në Pejë. Të arrestuarit dyshohet se merreshin me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit ilegal.

Policiaka ka treguar se njesitë policore kanë pranuar një informacion se po zhvillohet një aktivitet jo ligjor në rrugën “Bill Klinton” në qytetin e Pejës.

Lidhur më këtë, policia ka zhvilluar një operacion në Qendrën Zejtare në Pejë ku po zhvilloheshin lojëra të jashtëligjshme, ku gjatë aksionit përveç arrestimeve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Përsonat e arrestuar janë midis moshave 27 dhe 50 vjet.

Lidhur me rastin  është informuar Prokurori i Shtetit i cili  ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.