Nga aksioni i Policisë, ka të arrestuar në Istog dhe Lipjan
24.2.2021 - 12:13
Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është zhvilluar edhe në Istog dhe Lipjan. Bëhet e ditur se dy zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog janë arrestuar si dhe është konfiskuar edhe një makinë.
Të arrestuar ka edhe në Lipjan por që nuk dihet numri i tyre. Kurse nga aksioni para Ministrisë së Bujqësisë, katër zyrtarë të AZHB-së, janë nxjerrë nga Agjencia nën pranga për t’u dërguar për intervistim.
Katër të arrestuarit dyshohen për vepra penale që lidhen me marrjen e ryshfetit. RTV21