ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Vërmicë: I arrestuari arratiset nga zyrat e Policisë

Mesditën e të shtunës, një person në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë është arratisur.

Siç mëson KALLXO.com, personi i arratisur ka ikur në shtetin shqiptar ndërkohë i njëjti kishte edhe një flet arrest nga forcat e rendit në Shqipëri.

Nuk dihet ende për çfarë vepre është në kërkim ky person.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës sot gjatë ditës në raportin 24 orësh ka njoftuar për rastin.

“Një person, shtetas i Shqipërisë, rezulton të jetë i kërkuar në sistemin Stop listë dhe i njëjti është në kërkim nga Policia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të shtunën në ora 11:05 në Vërmicë dhe rasti është kualifikuar si arratisje e personit të privuar nga liria.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në zyrën e Policisë së Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti.