Ilustrim | Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lëndohet një punëtor në Graqanicë, arrestohet pronari i kompanisë

Një burrë dyshohet se ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së disa punimeve në Graqanicë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:48.

Sipas Policisë viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë.

“Është arrestuar pronari i kompanisë i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Rasti është iniciuar si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.