foto: Ilustrim

Lëndohet në një rimorkio të traktorit, dërgohet në QKUK

Një grua nga Vushtrria gjatë ditës së djeshme është paraqitur në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, pasi dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, mjeku përgjegjës ka thënë se gjendja e viktimës ka qenë e rëndë dhe se për këtë arsye është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 17:40.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe se rasti është duke u hetuar.