Foto: Ilustrim

Largohet nga Burgu i Smrekonicës i dënuari për vjedhje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar që një person i dënuar për vjedhje është larguar sot rreth orës 19:00 nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.

“B.R. po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale – vjedhje” – thuhet në njoftim.

Sipas Shërbimit Korrektues për largimin e tij është përgatitur letër-rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia.

Qendra Korrektuese në Smrekonicë është institucion i tipit të hapur.

Në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit.