Ilustrim

Kapet i arratisuri nga Burgu i Smrekonicës

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë burrin me iniciale S. D., i cili ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, pas letër-rreshtimit të lëshuar nga ShKK.

S. D., më datën 28 gusht 2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku po mbante dënimin për kontrabandë me emigrantë.

I njëjti pas arrestimit nga policia është dorëzuar tek autoritetet e ShKK-së në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.

KALLXO.com para dy ditëve raportoi për një të arratisur nga Burgu i Dubravës.

 

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës

.