Ilustrim

Të arratisurit nga burgu i Smrekonicës, të burgosur për vjedhje e grabitje

Gjatë ditës së djeshme janë arratisur dy të burgosur në Burgun e Smrekonicës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në anën tjetër KALLXO.com merr vesh se të burgosurit, kanë qenë të dënuar kryesisht për vjedhje dhe grabitje.

Burgu i Smrekonicës gjendet rrugës magjistrale Prishtinë- Mitrovicë.

Në Burgun e Smrekonicës të burgosurit janë me vepra të lehta dhe dënimet ndaj tyre kryesisht arrijnë deri në 3 vjet.

https://kallxo.com/jeta-ne-burgun-e-lehte-te-vushtrrise/