Lajçak takohet me anëtarë të Bundestagut, flasin për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman.

Ai ka thënë se kanë biseduar për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e ardhshëm.

Lajçak është shprehur falënderues për mbështetjen e Gjermanisë në ketë proces.

“Patëm një shkëmbim të hapur dhe të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”- ka shkruar ai.