Foto: Mirosllav Lajçak / Twitter

Lajçak: Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat, ftoj kryenegociatorët të takohen sërish

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar zyrtarisht se sot nuk është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Ai tha se pret nga të gjithë akterët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka ftuar kryenegociatorët e të dy palëve që të takohen sërish për të vazhduar diskutimet edhe për çështje të tjera aktuale.

“Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë akterët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, ka shkruar ai.

Besnik Bislimi: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave