Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi, Foto: Twitter

Lajçak flet për takimin e sotëm Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është deklaruar për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak pas takimit është shprehur se është koha për përparim të vërtetë në kuadër të negociatave mes të dyja vendeve.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova ata për Këshillin e Punëve të Jashtme [Këshilli i BE] dhe përsërita pritshmëritë e shteteve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, ka shkruar ai në Twitter.

Burimi: Miroslav Lajçak, Twitter

Nga BE kanë deklaruar se presin që para fundit të vitit të mbahet një takim i ri ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por ende nuk dihet nëse do të mbahet ky takim. Pala serbe po insiston që të zbatohet marrëveshja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa Qeveria e Kosovës thotë se kjo është antikushtetuese.