Ky është numri i të shëruarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 748 pacientë nga COVID-19.

Sipas raportit ditor të IKShPK-së,  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19,772, kurse numri i rasteve aktive është 12,220.

Ndërsa, Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 855 raste me COVID-19.

Sipas raportit ditor të IKShPK-së edhe sot Prishtina ka më së shumti raste të të infektuarve dhe pas saj është Mitrovica.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 32,877 raste nga 127,722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.