Kuvendi voton bordin e ri të ARKEP-it, këta janë anëtarët

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Bordin e ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Kryetar i këtij bordi do jetë Nazim Rrahimi, ndërsa, anëtarë janë emëruar: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj, dhe Arian Qorrolli.

Mandati i këtij Bordi do jetë për pesë vjet.