Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

Muhamet Lama emërohet anëtar në Bordin e KEK-ut

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e saj të radhës ka emëruar Muahmet Lamen anëtar në Bordin Përkohshëm të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës – KEK.

Lama është emëruar anëtar në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve deri në formimin e Bordit me mandat të plotë.

“Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme është ndryshuar dhe plotësuar edhe Vendimi i Qeverisë Nr. 01/37 i datës 24.10.2020 për emërimin e Bordit të Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.

Sipas këtij ndryshimi dhe plotësimi Muhamet Lama është emëruar anëtar në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë ndërmarrje publike, deri në përzgjedhjen e Bordit me mandat të plotë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.