Kuvendi s’ka kuorum për ta votuar në parim plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po shqyrton pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8 dhe 12 tetor 2020.

Si pikë e parë nuk ka arritur të votohet në parim Projektligji për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete,

“28 vota për, 13 kundër, vetëm 41 deputetë kanë marr pjesë në votim. Do të përsëritet në seancën e radhës”, konstatoi kryetarja e  Kuvendit, Vjosa Osmani.

Më 12 tetor, në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës me 30 vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim nuk ka arritur të votojë Projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete.

Ky projektligj ka nxitur debat e polemika mes deputetëve e qeverisë.

Homologimi i veturave nxit debat e polemika mes deputetëve