Kuvendi Zgjedhor i LDK-së - 03.08.2019..

Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, dy pika në rend dite

Katër emra, të paktën deri në këto momente, ia kanë mërsyer kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa do të ballafaqohen në një garë të brendshme të dielën e 14 marsit.

Kështu, kjo parti po mban Kuvendin për zgjedhjen e kryearit të ri fiks një muaj pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në vend.

Rezultati i dobët i LDK-së me kryetar Isa Mustafën e kandidat për kryeministër Avdullah Hotin bëri që ish-kryeministri Mustafa të ofroj dorëheqje nga karriga e të parit të partisë.

Në Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së janë vetëm dy pika si rend dite. Zgjedhja e trupave punuese të Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të LDK-së.

Kuvendi zgjedhor do të mbahet nga ora 10:00 në njërin prej hoteleve në dalje të Prishtinës.