Kuvendi miraton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit

Me 68 vota pro, asnjë kundër asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Komisioni për Legjislacion rekomandoi për miratimin e këtij projektligji.

Mirëpo shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri tha se partia e tij do të përmbahet nga votimi pa dhënë ndonjë arsyetim.

Më 20 shtator të vitit të kaluar, ky projektligj ishte votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj përcakton funksionimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, si organ i pavarur dhe i specializuar për zbatimin e politikave shtetërore për parandalimin e korrupsionit që bien brenda fushëveprimit të saj.